Lajmi i fundit: Lirohet për qarkullim pika kufitare Merdar

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 10:12
Lajmi i fundit: Lirohet për qarkullim pika kufitare Merdar

Policia e Kosovës ka njoftuar se pika kufitare në Merdare është liruar për qarkullim, raporton "Kosova Sot Online".

Lirimi i kësaj pike u bë sot në orën 09:50.

Policia ka njoftuar se çdo gjë i është kthyer normalitetit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.

(Kosova Sot Online)