Vuçiq: Për mua Kosova është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë gjë tjetër

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 13:00
Vuçiq: Për mua Kosova është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë gjë tjetër

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë "Për mua Kosova është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë gjë tjetër", përcjell "Kosova Sot Online".

Presidenti serb, po ashtu ka theksuar se ai do të luftojë për vëllezërit dhe motrat.

Vuçiq ka postuar në profilin e tij në Instagram një video të deklaratës së tij të djeshme se për herë të parë “pala serbe ka marrë diçka që është “burim i ligjit” se FSK nuk mund të shkojë në veri të Kosovës pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it”.

“Për mua Kosova është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë gjë tjetër. Unë luftoj dhe do të luftoj për vëllezërit dhe motrat tona”, ka thënë Vuçiç në një video propagandistike të publikuar në Instagram.

Sa i përket bbarikadave, të enjten dy kamionë që përdoreshin si barrikada janë djegur.

(Kosova Sot Online