Gjakovë: Vozitësi gjobitet me 500 euro, i ndalohet vozitja për një vit në Kosovë

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 14:28
Gjakovë: Vozitësi gjobitet me 500 euro, i ndalohet vozitja për një vit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë ka gjobitur një person me 500 euro, pasi kishte tejkaluar dyfishin e shpejtësisë, shkruan "Kosova Sot Online".

Personit në fjalë i është ndaluar drejtimi i automjetit për një vit në territorin e Kosovës.

Policia ka njoftuar se personi kishte vozitur në kufizimin e shpejtësisë ku është 50 km/h, kurse ai kishte vozitur me shpejtësi prej 137 km/h.

Po ashtu, vozitësit i ka marrur 5 pikë negative.

Njoftimi i plotë:

Gjobitet drejtuesi i automjetit që zhvilloj shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar (i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit në territorin e Republikës së Kosovës)
Gjakovë 28 dhjetor 2022
Me datën 28 dhjetor 2022, në ora 23:35 gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Po0licor në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 137 km/h.
Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.
Stacioni Policor në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë.

(Kosova Sot Online)