Osmani takon Hovenierin, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 19:10
Osmani takon Hovenierin, zbulohet arsyeja

Me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç ka njoftuar Presidenca, Osmani dhe Hovenier kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në veri.

Në njoftimin e shkurtër thuhet gjithashtu, se është diskutuar edhe për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve në vitin 2023.

“Presidentja Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend. Në takim u diskutua për mundësitë dhe rëndësine e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023, gjersa Presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, thuhet në fund. 

(Kosova Sot Online)