A i erdhi fundi bllokadës në veri!

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 20:24
A i erdhi fundi bllokadës në veri!

Pas 20 ditëve nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, bllokadës i erdhi fundi, transmeton Kosova Sot Online.

Pak a shumë serbët e dinin se këto do qëndronin gjatë, për këtë arsye ndezja e kamionëve s’ishte e mundur të bëhej normalisht.

Kështu me aprovimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, filloi largimi i automjeteve të vendosura me 10 dhjetor.

Kamionë, autobusë e mjete tjera të rënda po largoheshin një nga një për të liruar më në fund për qarkullim rrugët në fshatin Rudarë të Zveçanit.

Ky akt që do mundëson lirinë e lëvizjes, po vëzhgohej nga misioni i NATO-s në Kosovë që e ka detyrë ta sigurojë atë.

(Kosova Sot Online)