Thaçi: Situata në veri leksion për qeverinë

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 21:03
Thaçi: Situata në veri leksion për qeverinë

Situata në veri, është një leksion i mirë për Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ka theksuar analisti Jusuf Thaçi,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se më situatën atje, Qeveria e ka kuptuar se veriu s’është çështje policore.

“Po besoj që ky është një leksion i mirë për Qeverinë, sepse realisht vetëm Qeveria e Vetëvendosjes nuk është ballafaquar realisht me problemin e veriut asnjëherë, për shkak se ka qenë në opozitë, dnmth më herët. Po shpresoj që është leksion në kuptimin që tashmë është e qartë që veriu nuk është çështje policore sepse na e dimë që Policia e Kosovës ka mjaftueshëm kapacitete profesionale e infrastukturore për me i ndalë barrikadat atje ose me i largu barrikadat atje, mirëpo kjo nuk ndodhi sepse çështja e veriut është më shumë sesa çështje e forcave të brendshme. Për fatin tonë të keq, ky është realiteti”, ka thënë Thaçi.

(Kosova Sot Online)