Në veri të vendit largohen barrikadat, lirohen për qarkullim dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 13:54
Në veri të vendit largohen barrikadat, lirohen për qarkullim dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy pikë-kalimet kufitare, ai në Jarinjë dhe tjetri në Bërnjak, janë hapur sot për qarkullim pas më shumë se dy javë bllokim si pasojë e barrikadave, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se Zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pikë kalime kufitare, do të vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues.

Njoftimi i plotë: 

Policia e Kosovës (PK), bazuar në autorizimet kushtetuese dhe ligjore në vazhdimësi ka bërë 

vlerësime mbi situatën e sigurisë në veri të vendit, e cila ishte përkeqësuar që nga data 

10.12.2022 kur ishin vendosur barrikadat në rrugë, si pasojë e të cilave ishin mbyllur edhe dy 

pikë-kalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak. 

Bllokimi i kundërligjshëm i rrugëve, sulmet e kryera ndaj institucioneve të sigurisë, mediave 

dhe qytetarëve, kishin ndikuar në përkeqësimin e situatës dhe në vështirësimin e jetës së 

qytetarëve të asaj zone të cilët nuk kanë mundur të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk e kanë pasur 

qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme. 

Edhe përkundër rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës ishte angazhuar në të gjitha format që 

t’u dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallim, si dhe të mbajë rendin e 

sigurinë publike. 

Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin 

vendosur, dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinje dhe 

Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim. 

Zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pikë kalime kufitare, do të vazhdojnë me 

realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues. 

Liria e lëvizjes së lirë, parandalimi i akteve kriminale dhe ofrimi i sigurisë janë në dobi të të 

gjithë qytetarëve dhe për këtë Policia e Kosovës në vazhdimësi do të angazhohet duke 

bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. 

(Kosova Sot Online)