
Lëvizte me makina zyrtare dhe përdorte dokumentin si shefja e IT tek AKSH-i, si i shpëtonte kontrolleve të policisë 28-vjeçarja që u kap me 58 kg drogë

Specialistja e AKSH-it, e cila u kap duke transportuar 58 kg kokainë, mësohet se përdorte dokumentin zyrtar ku punonte, për të shmangur policinë.
Sipas, News 24, 28-vjeçarja Erisa Fero përdorte dokumentet si specialiste e AKSH-it për të kaluar kontrollet e efektivëve dhe zakonisht lëvizte me makina zyrtare.
Ajo u tregonte dokumentin zyrtar dhe lejohej të kalohej nga blutë.
Grupi hetimor përmes informacioneve në rrugë operative, vendosën në monitorim 28-vjeçaren dhe e kapën në flagrancë duke transportuar 58 kg kanabis gjatë ditës së enjte (29 dhjetor).
Dyshohet se kjo nuk ishte hera e parë që 28-vjeçarja transportonte lënde narkotike.
Erisa Fero nuk ishte specialiste e thjeshtë, por shefe kompjuterike ose në gjuhën e ekspertëve Head IT, tek AKSHI. 28-vjeçarja merrej me sektorin që ka akses në databaza të rëndësishme, si ajo e E-Albania, TIMS dhe në disa databaza të tjera si doganat dhe tatimet.
(Kosova Sot Online)