Për zhvillimet në Kosovë/Daçiq i raporton ambasadorit rus

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 18:38
Për zhvillimet në Kosovë/Daçiq i raporton ambasadorit rus

Me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, është takuar sot ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai e  ka informuar lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Siç raportojnë mediat serbe, Daçiq e ka falënderuar ambasadorin rus për mbështetjen dhënë Serbisë.

Dy diplomatët kanë diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, në një kohë kur të gjitha vendet e botës demokratike po e sanksionojnë dhe po krijojnë distancë politike dhe ekonomike me Rusinë, për ngjarjet që lidhen me Ukrainën.

(Kosova Sot Online)