Tahiri: Jam e bindur që Kurti e ka pranuar Asociacionin

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 20:24
Tahiri: Jam e bindur që Kurti e ka pranuar Asociacionin

Barrikadat në veri të vendit nuk do të largoheshin po të mos kishte një marrëveshje politike në mes dy shteteve, ka deklaruar ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas saj, kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin

Për shumë vite udhëhoqi bisedimet me Serbinë, madje disa nga marrëveshjet mes Kosoves dhe Serbisë mbajnë firmën e Edita Tahirit.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës është shprehur e sigurt se një e tillë ekziston edhe për heqjen e barrikadave në veri te vendit.

Kjo marrëveshje, sipas ish-kryediplomates së Kosovës i paraprinë asaj finales.

E që në të, Tahiri shprehet se kryeministri Kurti veç se ka pranuar Asociacionin e Komunave serbe.

(Kosova Sot Online)