Dyshohet se 17-vjeçarja vrau nënën e saj

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 17:50
Dyshohet se 17-vjeçarja vrau nënën e saj

Raportohet se një vajzë 17-vjeçare ka vrarë nënën e saj,  në një provincë të Palermos në Itali, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Viktima 55-vjeçare, Teresa Spano, mësuese në një shkollë fillore, u gjet e vdekur në banesën e saj. Raportohet se pas marrjes në pyetje, vajza e mitur pranoi krimin e rëndë dhe rrëfeu se e kishte mbytur nënën e saj.

Mediat italiane bëjnë me dije se vrasja ishte epilogu tragjik i një sherri që kishte filluar mes nënës dhe vajzës në orën 3 të natës mes të dielës dhe së hënës.

17-vjeçarja fillimisht u tha policëve se nëna e saj ishte vetëvrarë, por pas marrjes në pyetje ajo doli zbuluar përballë prokurorëve, duke pranuar krimin e rëndë.

(Kosova Sot Online)