Ja se çfarë foto publikoi Dibran Hoxha disa orë para vrasjes në Prizren

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 11:12
Ja se çfarë foto publikoi Dibran Hoxha disa orë para vrasjes në Prizren

Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me emrin “Kobra”, dyshohet se ka vrarë një 31-vjeçar dhe se ka plagosur një 27-vjeçari nga Shqipëria, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia e Kosovës ka treguar se Dibran Hoxha është shoqëruar në stacionin policor ku po intervistohet.

Policia po ashtu ka treguar se lidhur me këtë rast po intervistohen edhe persona të tjerë.

Në faqen e tij në Facebook, Dibran Hoxhaj ka shpërndarë një fotografi në të cilën ai shihet duke festuar, ku i ka vendosur mbishkrimin “gezofshit gjithmon”.

“Në mesin e personave që po intervistohen është edhe pronari i lokalit. Po intervistohen rreth 5 persona, deri më tani nuk ka ndalim për ta. ka thënë nga togeri Shaqir Bytyqi.

(Kosova Sot Online)