Bastiset “Kobra City” dhe shtëpia e Dibran Hoxhës, gjenden 3 gëzhoja

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 11:28
Bastiset “Kobra City” dhe shtëpia e Dibran Hoxhës, gjenden 3 gëzhoja

Në shtëpinë e Dibran Hoxhës dhe në lokalin “Kobra City” janë kryeyer bastisje, përcjell "Kosova Sot Online".

Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.

“Ka pas bastisje të objekteve dhe të shtëpisë. Janë gjetë së paku 3 gëzhoja, lokali i demoluar”, tha zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me emrin “Kobra”, dyshohet se sot ka vrarë një 31-vjeçar dhe se ka plagosur një 27-vjeçari nga Shqipëria, përcjell "Kosova Sot Online".

Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokal me disa shtetas kosovarë.

(Kosova Sot Online)