Fatmir Sheholli: Babën ma kanë vra shqiptarët që kanë qenë të lidhur me policinë serbe

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 11:48
Fatmir Sheholli: Babën ma kanë vra shqiptarët që kanë qenë të lidhur me policinë serbe

Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka folur për vdekjen e babait të tij, përcjell "Kosova Sot Online".

Sheholli ka thënë se e ka zbuluar përmes disa serbëve se babain e tij nuk e ka vrarë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas tij babain e tij e kanë vrarë shqiptarët që kanë qenë të lidhur me policinë serbe.

Sheholli ka shtuar se  babai i tj  është vrarë në janar të vitit 1997.

“Kur jam shku në Prokurori të Gjykatës Speciale, iu kam thënë pse më keni thirrë. Baba jem është vra në janar të vitit 1997. Babën tem nuk e ka vra ushtria Çlirimtare e Kosovës. Babën tem në bazë të asaj çka di është vra na 97′. Kurrë as një dokument nuk mundesh me gjetë që… a e ka pas Millosheviqi pushtetin atëherë gjykatat në atë periudhe nuk kanë ngritë kurrfarë aktakuze, kjo më ka ba me i marrë me të lëmume do serb që me më kallëzu qysh është puna. Shqiptarë e serbë bashkë, banditët që kanë qenë të lidhur për çështje të lekëve. Kush është kanë ia paftë qyken e hajrit i ardhtë prej zotit” – tha Sheholli.

(Kosova Sot Online)