E qëlloi me 9 plumba, ky është 30-vjeçari që organizoi atentatin ndaj Edmond Papës

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 12:19
E qëlloi me 9 plumba, ky është 30-vjeçari që organizoi atentatin ndaj Edmond Papës

Ky është 30-vjeçari Albano Velo, lindur në Këlcyrë Përmet që organizoi atentatin ndaj Edmond Papës dhe e ekzekutoi me 9 plumba në Tiranë. Velo rezulton shok me Aleksandër Sadikajn, i vrarë më 11 qershor të vitit 2022.

Ndërsa në kërkim është shpallur bashkëautori, A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë biznesmenin para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, më 17 dhejtor teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra.

(Kosova Sot Online)