
Murati: Fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikmi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare, shkruan "Kosova Sot Online".
Murati ka shkruar se Qeveria e ka përmbushur një nga premtimet kryesore të saj.
"Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë.Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë. Qeveria për Familjet", ka shkruar Murati.
(Kosova Sot Online)