Në Podujevë gjendet i vdekur një person, Policia nis hetimet

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 18:21
Në Podujevë gjendet i vdekur një person, Policia nis hetimet

Një person është gjetur i vdekur në Podujevë, “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka treguar se policia ka filluar hetimet  për sqarimin dhe ndriçimin e rastit.

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull). Lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti

(Kosova Sot Online)