Gjermani: fëmiu i parë i lindur në vitin 2023 është me origjinë shqiptare

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 08:42
Gjermani: fëmiu i parë i lindur në vitin 2023 është me origjinë shqiptare

Në Mannheim të Gjermanisë, Asia është bebja e parë shqiptare e lindur në natën e ndërrimit të viteve, përcjell "Kosova Sot Online".

Në Gjermani lindi Asia nga prindërit Ishe dhe Fatos Balliu.

Sipas mediave gjermane, bebja erdhi në jetë dy javë më herët nga sa ishte parashikuar për të ardhur në jetë, teksa peshon 3470 gramë dhe është 51 centimetër.

Sole dhe Asia, tregojnë se ndonëse në Shqipëri numri i lindjeve ka rënë, në vendet e mëdha të Bashkimit Evropian, fëmijët e parë që kanë lindur për vitin 2023 janë shqiptarë.

(Kosova Sot Online)