
Podujevë: Gjendet i vdekur një person në një fabrikë, Policia jep detajet

Një person është gjetur pa shenja jetë në një fabrikë në Podujevë, shkruan "Kosova Sot Online".
Në raportin policor thuhet se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Raporti i Policisë:
HETIM I VDEKJES
Podujevë 03.01.2023-10:18. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një fabrikë është një trup i pa jetë. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.