Në Pejë digjen pesë vetura

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 11:49
Në Pejë digjen pesë vetura

Policia ka njoftuar se në Pejë janë djegur pesë vetura, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se veturat janë djegur në rrethana të panjohura, kurse rasti është në hetime.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri pesë vetura. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët, viktima meshkuj kosovar, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)