Prishtinë: U gjet e vdekur dhe e shtrirë në rrugë: Policia: Viktima kishte lëndime

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 14:34
Prishtinë: U gjet e vdekur dhe e shtrirë në rrugë: Policia: Viktima kishte lëndime

Në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, një grua është gjetur e vdekur, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia ka treguar se viktima është hasur e lënduar e shtrirë në rrugë.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku policia është duke u marrur me veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për rastin në fjalë tha se rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)