Policia shpall konkurs për policë të rinj pas dorëheqjeve të policëve serbë në veri

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 15:04
Policia shpall konkurs për policë të rinj pas dorëheqjeve të policëve serbë në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpallur konkurs për pranimin e policëve të rinj, pas dorëheqjes së policëve serbë në veri, përcjell "Kosova Sot Online".

“Policia e Kosovës shpall konkurs – Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptas, Kroat, Malazez, Maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.

Këto janë kriteret që duhet t’i plotësojnë ata që janë të interesuar që të aplikojnë.

(Kosova Sot Online)