Halimi: Nuk ka rënie të çmimeve të produkteve bazike, shtrenjtimi i tyre po vazhdon

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 15:21
Halimi: Nuk ka rënie të çmimeve të produkteve bazike, shtrenjtimi i tyre po vazhdon

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka komentuar të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për rritjen e çmimeve të produkteve bazike, përcjell 'Kosova Sot Online".

Halimi ka shkruar se cilat produkte janë shtrenjtuar.

Ajo ka shkruar se qytetetarët po vuajnë për inflacionin ndër më të lartit në Evropë.

Postimi i plotë: 

Raporti i sotëm i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregon sërish shifra krize; e me numra të matshëm, se në vendin tonë nuk ka rënie të çmimeve të produkteve bazike. Në fakt, shtrenjtimi i tyre po vazhdon pandalshëm, si shkak i një qeverie spektatore, që nuk ndërmerr ndonjë masë konkrete—asnjë hap të matshëm.

Patatja është shtrenjtuar për 21% për vetëm katër ditë; ndërsa sheqeri për 17 cent më shumë. Kafeja dhe çaji janë shtrenjtuar për 80 cent, përkatësisht 1 euro e 10 cent për kilogram. Një litër ujë kushton 11% më shtrenjtë; ndërsa benzina 5 cent më shumë për litër. Rritje ka edhe në produkte të bulmetit dhe të mishit.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta vuajnë mbi kurrizin e tyre inflacionin ndër më të lartit në Evropë. Ndërsa pushtetarët merren me tema fiktive.

(Kosova Sot Online)