Deputeti i VV- së tregon investimet që do të konkretizohen në Ferizaj

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 15:36
Deputeti i VV- së  tregon investimet që do të konkretizohen në Ferizaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka treguar disa nga investimet që të do konkretizohen në Ferizaj, raporton "Kosova Sot Online".

Basha ka shkruar se do të bëhet restaurimi i një xhamie, kishe, shkollave, etj.

Basha ka treguar se këto investime do të kryhen nga Ministria e Kulturës dhe Sportit.

Shkrimi i plotë:

Investimet që priten te konkretizohen në Ferizaj nga Ministria e Kulturës dhe Sportit:

Restaurimi Xhamisë së madhe,

Restaurimi i Kishës katolike,

Restaurimi i shkollës Ismail Qemali (gjimnazi i vjetër),

Restaurimi i shkollës Gjon Serreçi.

Teatri i qytetit Adriana shkon në renovim, dhe

Zhvillohet studimi i fizibilitetit për stadiumin e futbollit.

Gjithashtu në ndërkohë pritet të përfundohen,

Qendra multifunksionale në qytet, dhe Palestra e sport

(Kosova Sot Online)