Ferizaj: Një grua del nga shtëpia dhe i lë 4 fëmijët e saj, nuk dihet vendndodhja e saj

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 10:35
Ferizaj: Një grua del nga shtëpia dhe i lë 4 fëmijët e saj, nuk dihet vendndodhja e saj

Një prind ka raportuar në Polici se vajza e tij ka dalur nga shtëpia e motrës së saj dhe i ka lënë 4 fëmijët, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se vajza e tij ka dalur nga shtëpia me datë 03.01.2023 dhe ende nuk dihet vendodhja e saj.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

PERSON I ZHDUKUR

Ferizaj 03.01.2023 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datë 03.01.2023 vajza e tij ka dalur nga shtëpia e motrës së saj, ku i ka lënë 4 (katër) fëmijët e sajë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)