Istog: Arrestohen tre persona për therrjen me thikë të një personi

  • E.k /
  • 05 January 2023 - 10:44
Istog: Arrestohen tre persona për therrjen me thikë të një personi

Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona si të dyshuar për therje me thikë në fshatin Saradran të Istogut, përcjell "Kosova Sot Online".

Viktima është duke marrur trajtim mjekësor në spital.

Rastin e kishte paraqitur në polici nëna e viktimës.

“Saradran, Istog 04.01.2023, 17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë", thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)