
Kurti: Propozimi franko gjerman një bazë e mirë por Beogradi e ka hedhur poshtë

Propozimi franko-gjerman për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovës-Serbi është një bazë e mirë, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti tha se për këtë propozim, në Beograd thanë se e kanë hedhur poshtë.
Sipas tij, për këtë deklaratë duhet që të gjithë të merreshin me ta.
“Propozimi franko gjerman është një bazë e mirë, mirëpo nga mbledhja e sigurisë në Beograd, doli ministri i tyre i jashtëm, dhe tha se e kemi hedhur poshtë propozimin e tillë. Unë besoj që të gjithë duhet të merren me ta”.
(Kosova Sot Online)