Fushë Kosovë: E ngacmonte ish të dashurën vazhdimisht, arrestohet një person

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 09:02
Fushë Kosovë: E ngacmonte ish të dashurën vazhdimisht, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që vazhdimisht e kishte ngacmuar ish të dashurën e tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Ndërsa, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje.

"Rr. Dardania, Fushë Kosovë 03.01.2023 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që ka ngacmuar në vazhdimësi ish të dashurën e tij viktimën femër kosovar e. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)