
Podujevë: Arrestohet djali i mitur, sulmoi fizikisht prindërit dhe motrën e tij

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi ka sulmuar fizikisht prindërit dhe motrën e tij, shkruan "Kosova Sot Online".
Në raportin policor të policisë thuhet se viktimat kanë refuzuar që të marrin trajtim mjekësor.
Kurse, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor
"Podujevë, 06.01.203-17:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull i mitur pasi që i njëjti i kishte sulmuar fizikisht viktimat prindërit dhe motrën e tij. Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor", thuhet në raporton policor.
(Kosova Sot Online)