Mbyllet për qarkullim rruga Shtërpcë-Prevallë

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 11:29
Mbyllet për qarkullim rruga Shtërpcë-Prevallë

Për shkak të protestës së paralajmëruar për plagosjen e dy serbëve, policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Shtërpcë- Prevallë do të jetë e mbyllur nga ora 11:30, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00. Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë. Sapo të përfundon protesta do të njofoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se dy persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Drajkovc të Shtërpcës të premten- 11 dhe 21 vjeç.

Për këtë rast, është arrestuar i dyshuari.


(Kosova Sot Online)