Vjedhje e rëndë në Prishtinë, Policia i gjen pistoleta, fishekë dhe llop top që dyshohet se janë të vjedhur

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 09:26
Vjedhje e rëndë në Prishtinë, Policia i gjen pistoleta, fishekë dhe llop top që dyshohet se janë të vjedhur

Policia ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se të dyshuarit i është kontrolluar shtëpia ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 5 fishekë.

Po ashtu, të dyshuarit i janë sekuestruar tre llop-topë në vlerë rreth 1500 € që dyshohet se janë të vjedhur.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË /ARMËMBAJTJE PA LEJE/Prishtinë 08.01.2023 – 20:20. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me një rast vjedhje. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 5 fishekë. Po ashtu tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre llop-topë në vlerë rreth 1500 € që dyshohet se janë të vjedhur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)