
Daçiq për ardhjen e zyrtarëve të lartë nga bota: Po vijnë “për të krijuar një marrëveshje të re”

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka komentuar vizitat e paralajmëruara të zyrtarëve nga ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, BE-ja si dhe nga Gjermania e Franca në Beograd.
Daçiq tha se ata po vijnë “për të shuar zjarret” dhe për të krijuar një marrëveshje të re mes Kosovës dhe Serbisë, që nuk mund të arrihet nga shuarja e zjarreve, transmeton "Kosova Sot Online".
“Ata do të vazhdojnë bisedimet dhe secili do të ketë agjendën e vet. Të enjten vjen Chollet, si dhe i dërguari britanik Stuart Peach. Nuk e dimë se kur do të vijnë i dërguari nga Parisi (Emmanuel Bonne) dhe ai nga Berlini (Jens Plottner) dhe cilat do të jenë temat e tyre. Deri tash, ata janë marrë kryesisht me shuarje të zjarreve. Roli tash është të krijojnë një marrëveshje të re që nuk mund ta arrijmë nga shuarja e zjarreve çdo ditë,” – u shpreh Daçiq.
(Kosova Sot Online)