I shkaktuan lëndime një 40-vjeçari, arrestohen dy persona

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 16:15
I shkaktuan lëndime një 40-vjeçari, arrestohen dy persona

Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtëprcë ka pranuar një informacion se në fshatin Sushicë të Shtërpcës është një rast i lëndimit trupor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuarit G.M (M/K) i moshës 41 vjeçar dhe J.M (M/K) i moshës 39 vjeçar, të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore personit S.M ( M/K) i moshës 40 vjeçar, i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor”.

(Kosova Sot Online)