Zbulohen detajet: Pjesëtari i FSK-së në Shtërpcë shtiu në ajër dhe në tokë

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 17:55
Zbulohen detajet: Pjesëtari i FSK-së në Shtërpcë shtiu në ajër dhe në tokë

Plagosja e dy të rinjve serbë në Shtërpcë të premtën, nuk është etnike, sipas avokatit Kujtim Këveshit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kërveshi tha se pjesëtari i FSK-së, klienti i tij Azem Kurtaj kishte shtënë “në vetëmbrojtje.

“Nuk është shti në drejtim të fëmijëve”, tha ai.

“Është qitë një herë në ajër, herën e dytë në drejtim të tokës”, tha avokati.


Sipas Kërveshit, pjesëtari i FSK-së shtiu “për ta shpërndarë turmën” që tha se ia kishte zënë rrugën.

“Është shfaqë një rrezik real”, thotë ai.

“Nuk arrij me e kuptu se si institucionet e Kosovës i japin gol vetes”, tha Kërveshi, i cili nuk pajtohet me reagimin e krerëve të institucioneve pas rastit.

(Kosova Sot Online)