Shkoi në SHBA për punë dhe qëndroi prej dashurisë

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 20:45
Shkoi në SHBA për punë dhe qëndroi prej dashurisë

Eva Dori, gazetarja e njohur e disa projekteve televizive, është zhvendosur prej 10 vitesh përtej oqeanit, në SHBA. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, gazetarja tregon jetën e saj në Filadelfia, momentin spontan kur vendosi të bënte një projekt televiziv i planifikuar për vetëm disa ditë, por që iu kthye në një vendim për të qëndruar. Vetëm një javë pas mbërritjes së saj, u njoh me dashurinë e jetës dhe u martua.

Eva Dori: Ilia Terpini, me të cilin unë punoja, më thotë “Eva ne do realizojmë një emision për emigrantët në Nju Jork, në Filadelfia, në Nju Xhersi dhe në Boston”. Unë do isha skenaristja dhe gazetarja dhe i them meqenëse unë kam të afërm në Filadelfia, mund të nisem para grupit të xhirimit.

(Kosova Sot Online)