Kurti e thotë përsëri: Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 13:36
Kurti e thotë përsëri: Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ka folur për dialogun me Serbinë dhe planin franko gjerman, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti tha se atë e shohin si bazë të mirë  për bisedime dhe se Serbia e ka refuzuar  atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd.

“Planin evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermani ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, me vendim unanim”, tha Kurti kur u pyet se a është plani franko-gjerman i përafërt për marrëveshje finale.

(Kosova Sot Online)