Rama: Prishtinës do t’i bashkohen edhe 15 autobusë elektrikë dhe 2 trama

  • A.P /
  • 17 June 2026 - 16:03
Rama: Prishtinës do t’i bashkohen edhe 15 autobusë elektrikë dhe 2 trama

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se trafikut urban të Prishtinës do t’i bashkohen edhe 15 autobusë elektrikë dhe 2 trama.

Rama ka publikuar edhe fotografi se si do të duken autobusët e rinj.

“KRYEQYTETI ME TRAM DHE AUTOBUSË ELEKTRIKË! Sot përkrahëm operatorët edhe në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 Tram. Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit.

Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe, mbi të gjitha elektrikë”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)