AAK kërkon heqjen e një kushti për pensionistët

  • E.k /
  • 10 January 2023 - 13:54
AAK kërkon heqjen e një kushti për pensionistët

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbajtur konferencë për media lidhur me skemën pensionale, raporton "Kosova Sot Online".

Deputeti, Shemsedin Dreshaj ,tha se është e pandershme që të punosh 14 vite e 11 muaj para vitit 1999, dhe të llogaritet sikurse nuk ke dhënë kontribut fare.

Dreshaj ka shtuar se Kërkesë e AAK- së është që të largohet ky kushtëzim jologjik.

“Është e pandershme që të punosh 14 vite e 11 muaj para vitit 1999 dhe të llogaritet sikurse nuk ke dhënë kontribut fare. Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm. Njëkohësisht, kërkojmë që të respektohet periudha kohore maksimalisht prej 6 muaj e shprehur në këtë vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhënë Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e nenit 8 të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim”, tha Dreshaj para mediave.

(Kosova Sot Online)