Muhaxheri flet pas takimit me Kurtin, tregon cila ishin kërkesat e kryetarëve të komunave

  • E.k /
  • 10 January 2023 - 15:26
Muhaxheri flet pas takimit me Kurtin, tregon cila ishin kërkesat e kryetarëve të komunave

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti, ku tha se në këtë takim me kryetaret e komunave të vendit u diskutuan shumë tema, përcjell "Kosova Sot Online".

 Muhaxheri ka thënë se kryetarët e komunave kishin kërkesa për më shumë buxhet.

“U diskutuan mjaftë tema, kryesisht brengat e komunave për buxhetin e viti 2023, për projektet që janë dalë ose që nuk janë financimet, për mundësit e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mesë ministrive dhe për angazhimet që janë për buxhetin e viti 2023 për të filluar procedurat sa më parë”, tha ai.

“Kryetarët e komunave kishin kërkesa për më shumë buxhet, për më shumë projekte, për vazhdim të projekteve që kanë mbetur pa u kryer”.

“U përgjigjen edhe ministrat e linjës edhe kryeministri për gatishmërinë që me i mbajt katër takime në vit, edhe kërkoj që Asociacioni i Komunave të përgatis takime me Qeverinë dhe me ministrat e linjës që t’i diskutojmë problemet. U zotua që kryetarët e komunave kanë me pas mundësi që t’i takojnë ministrat e linjave dhe t’i përgatisin takime dhe të diskutojnë për problemet që i kanë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)