Mitrovicë: 65-vjeçari që u vra dje në dyshohet se u godit me një mjet të fortë

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 09:06
 Mitrovicë: 65-vjeçari që u vra dje në dyshohet se u godit me një mjet të fortë

Një person 65-vjeçar dyshohet se është vrarë brenda objektit të shoqatës së verbërve dhe shurdhmemecëve dje në Mitrovicë, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se personi që u gjet pa shenja jetë dyshohet se është goditur me një mjetë të fortë.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Kurse, rasti është duke u hetuar.

“Rr. Avni Shabani, Mitrovicë 10.01.2023 – 14:35. Raportohet se në brendi të lokalit të shoqatës të verbërve dhe shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Dyshohet që viktima është goditur me një mjetë të fortë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)