
Rizvanolli për pagesat e rrymës së serbëve nga Qeveria: Nuk mund të vazhdojë pafundësisht

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se po mundohen të gjejnë një zgjidhje për pagesën e rrymës për serbët e komunave veriore, përcjell "Kosova Sot Online".
Rizvanoll është shprehur se kjo gjë nuk mund të vazhdoj në pafundësi.
“Nuk mund të vazhdojë pafundësisht dhe jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje të cilat do të mundësojnë faturimin e rrymës të qytetarëve të asaj pjesë”, tha ajo në një konferencë për media.
“Po flasim për periudhë gusht deri nëntor. Flasim për fatura gusht e shtator, kanë qenë të parapara të paguhen. Janë shtuar edhe tetori e nëntori, duke qenë se faturat kanë ardhur e ishte periudhë në të cilën diskutimet po vazhdonin mes KEDS e Elektroseverit”.
(Kosova Sot Online)