Pasuria e Musk drejt 'shuarjes'

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 20:16
Pasuria e Musk drejt 'shuarjes'

Elon Musk ka thyer rekordin botëror për humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori.

Nga nëntori 2021 deri në dhjetor 2022 ai humbi rreth 165 miliardë dollarë, thuhet në një blog në faqen e tij të internetit të Guinness World Records.

Shifrat bazohen në të dhënat nga botuesi Forbes, por Guinness tha se burime të tjera sugjeruan se humbjet e Musk mund të ishin më të larta.

Kjo vjen pas rënies së vlerës së aksioneve në firmën e makinave elektrike të zotit Musk, Tesla, pasi ai bleu Twitter vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online)