Lëndohen dy pasagjerë në avion

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 20:41
Lëndohen dy pasagjerë në avion

Pasi karikusi i një celulari mori flakë, pasagjerët e një avioni që ishte nisur për në Singapor kanë përjetuar momente kaosi,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mësohet se ngjarja ndodhi pak minuta para se avioni të ngrihej nga toka, në rrethana ende të paqarta.

Menjëherë kabina e avionit është mbushur me tym, ndërsa stjuardesat, siç shihet në videon përkatëse, përpiqen të mbajnë pasagjerët në panik. Tymi përfshiu gjithë kabinën dhe çoi në evakuimin e avionit me 189 pasagjerë dhe ekuipazh.

(Kosova Sot Online)