Gashi: Pse po e mbrojnë Martin Berishajn!

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 21:45
Gashi: Pse po e mbrojnë Martin Berishajn!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeminsitri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla duke e mbrojtur ambasadorin Martin Berisha po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar nga ai, ka theksuar analisti Shkëlzen Gashi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gashi përmes një shkrimi në Facebook e quajti Martin Berishajn hajduk.

“’Ambasadori’ i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kur dëshmoi para disa javëve në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Energjisë, kërkoi që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij në Kosovë për të dëshmuar në këtë komision, t’i dhurohen një familjeje në nevojë. Demek, unë jam humanist. Jo, ti, Martin Berishaj, je hajduk.

Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, duke e mbrojtë këtë hajduk, po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij. DORËHEQJA NUK MJAFTON!”.

(Kosova Sot Online)