Marrëveshja Kosovë-Serbi, Judah: Për momentin nuk është një vullnet politik për të gjetur një rrugëdalje

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 08:28
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Judah: Për momentin nuk është një vullnet politik për të gjetur një rrugëdalje

Gazetari britanik dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkan, Tim Judah, në një intervistë për Atlantic Council, ka folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Judah ka theksuar se gjithmonë ka një rrugëdalje, por problemi qëndron më shumë tek vullneti politik i kryeministrit Kurti, dhe presidentit serb Vuçiq.

Judah tutje ka thënë se nuk mendon se për momentin është ky vullnet politik për të gjetur një zgjidhje.

Për kyeministrin Kurti, i cili siç vlerësoi Judah, “është më pak fleksibël dhe pragmatik se sa të tjerët”.

“Gjithmonë ka një rrugëdalje, është me të vërtetë mjaft e lehtë të shohësh zgjidhjet që mund të bëhen. Nuk është ky problemi. Problemi është vullneti i tyre politik dhe nuk mendoj se për momentin është një vullnet politik për të gjetur një rrugëdalje”, tha Judah.

“Problemi është se ai detyrohet të negociojë diçka që nuk beson, ai bëri karrierë në opozitë, duke thënë se nuk beson në dialogun me Serbinë dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kështu që po shtyhet të bëjë diçka që nuk dëshiron ta bëjë”, vuri në pah ai.

(Kosova Sot Online)