
Gaboni nuk e ka çnjohur Kosovën

Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, sot është takuar me ambasadoren e Gabonit në Otava, Engone Rosine Epouse Oliviera, përcjell "Kosova Sot Online".
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte thënë se nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës, ku një nga shtetet ishte edhe Gaboni.
Mirëpo, Kryeziu ka shkruar se mezi presin bashkëpunimin e vazhdueshëm Kosovë-Gabon.
“Kam pasur një takim dhe diskutim të mrekullueshëm mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe bashkëpunimin e ardhshëm me kolegen time nga Republika e Gabonit në Kanada, Engone Rosine Epouse Oliviera. Mezi presim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm Kosovë-Gabon”, ka shkruar Kryeziu në rrjetin e tij social në Twitter.
I had a great meeting & discussion on ??-??current bilateral relations and future cooperation with my colleague from #Gabonese ?? Republic to #Canada, H.E Mrs. Engone Rosine Epouse Oliveira.
— Adriatik Kryeziu (@Adriatik_K) January 11, 2023
Looking forward our continued collaboration ?????! pic.twitter.com/B0XoB7KPIx
(Kosova Sot Online)