Konfirmohet: Libia nuk ka çnjohur Kosovën

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 18:11
Konfirmohet: Libia nuk ka çnjohur Kosovën

Për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e fuqizimit të tyre, kanë diskutuar ambasadori Fuad Morina është takuar me ambasadorin e Libisë, Mohamed Moustafa Ellafi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky takim vjen pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili pretendoi se 9 shtete kanë tërhequr njohjen për Kosovën. Mes shteteve të përmendura ka qenë edhe Libia.

“Ambasadori Fuad Morina ka takuar ambasadorin e Libisë, Sh. T. Mohamed Moustafa Ellafi. Gjatë takimit, janë diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për fuqizimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Edhe disa shtete të tjera kanë demantuar pretendimet serbe për tërheqje të njohjes.

(Kosova Sot Online)