Edhe nga Maldivet demantohen pretendimet e Vuçiqit

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 19:05
Edhe nga Maldivet demantohen pretendimet e Vuçiqit

Sot me ambasadoren e Maldiveve në ShBA, Thilmeesa Husain,  është takuar shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës – një nga to ishin edhe Maldivet.

Megjithatë sipas Rekës, në diskutim e sipër me ambasadoren Thilmesa janë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Kosovës dhe Maldiveve.

“Kënaqësi takim me ambasadoren@Thilmeeza, Ambasadore e #Maldives në #SHBA dhe Përfaqësuese e Përhershëm e Maldiveve në #OKB . Rikonfirmohen marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe: #Kosova – Maldive që nga viti 2009”, ka shkruar Reka në një cicërimë në Twitter.

(Kosova Sot Online)