Ish-deputetja sërish në Gjykatë

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 20:23
Ish-deputetja sërish në Gjykatë

Pal Lekaj, Albulena Haxhiu, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj- Bujupi sot janë paraqitur para gjykatës, ku janë deklaruar si të pafajshëm për akuzën për posedim të gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016. Ish deputetja Kadaj- Bujupi në një prononcim  tha se po vazhdojnë të maltretohen për këtë rast.

“7 vjet pas, prokurorit të rastit dhe gjykatës i ra ndërmend tek sot të kërkojnë ekspertizë balistike dhe një deshmitar shtesë për periudhen e gazit lotsjellës në kuvend. Ne vazhdojmë të maltretohemi për rastin e njejtë, në procedura të ndara, që në parim do duhej bashkoheshin në një të vetme me qëllim të ekonomizimit të procedurës, kohës sonë e të gjykatës”, është shprehur Kadaj- Bujupi.

Ajo deklaroi se “zvarritja” e këtij procesi gjyqësor e privon atë nga e drejta për t’u zgjedhur.

“Mbi të gjitha, zvarritja e këtij procesi neve na privon nga njëra prej të drejtave bazike të njeriut, të drejtës për të u zgjedhur”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)