Tritol banesës së shefit të Krimeve

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 08:56
Tritol banesës së shefit të Krimeve

Në Shkodër sot në mëngjes ka shpërthyer një sasi lënde plasëse para banesës së shtetasit Pëllumb Shpati, përcjell "Kosova Sot Online".

Shpati është me detyrë shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, në komisariatin e Policisë Shkodër.

“Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

(Kosova Sot Online)